Nga një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e 41-vjeçarit në Fushë-Kosovë

Kronikë e zezë

Nga një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e 41-vjeçarit në Fushë-Kosovë

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, dy të dyshuarve A.M dhe L.B., të cilët dyshohen për vrasjen e A.H., të dielën në Fushë-Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, mbrojtësi i të dyshuarit L.B., avokati Shefqet Hasimi.

Ndryshe, më 12 shkurt, Policia njoftoi se një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga therja me thikë në rrugën “Pjetër Budi” në Fushë-Kosovë.

Ndërsa të hënën, Policia njoftoi se janë arrestuar të dyshuarit A.M dhe L.B., nën dyshimin se therën për vdekje viktimën A.H.

Kurse, sipas Prokurorisë, dy të pandehurit dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. 

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat