Kamenicë, tejkaloi në vijë të plotë, kundërvajtësit i merren patentë shoferi për tre muaj

Kronikë e zezë

Kamenicë, tejkaloi në vijë të plotë, kundërvajtësit i merren patentë shoferi për tre muaj

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 14:26
Foto nga dënimi

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Zyrtar Policor nga Stacioni Policor Kamenicë gjatë patrullimit kanë hasur në një vozitës.

I cili duke drejtuar automjetin e tij tejkalon në vijë të plotë me të cilin veprim ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndeshë me rregullat e trafikut.

Zyrtarët Policor kanë arritur që të ndalin vozitësin e lartcekur ndaj të cilit kanë shqiptuar gjobën kundërvajtëse në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe i është konfiskuar patentë shoferin me masën e përkohshme të ndalimit të vozitjes për tre (3) muaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat