Tre persona, dy gra dhe një burrë, janë arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Mundësim apo detyrim në prostitucion”.
Policia njofton se lidhur me rastin janë intervistuar dy dëshmitare gra dhe është kontrolluar një lokal.
“Prishtinë,15.02.2023-19:35. Janë arrestuar tre persona te dyshuar një mashkull dhe dy femra kosovar/e nën dyshimin se kanë kryer veprën penale te lartcekur. Në lidhje me rastin janë intervistuar dy dëshmitare te gjinisë femërore si dhe është kontrolluar një lokal”, thuhet në raportin policor.
Si prova materiale janë konfiskuar pajisje elektronike, katër telefona mobilë dhe një shumë parash.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë.