Plagoset një grua në Mitrovicë të veriut

Kronikë e zezë

Plagoset një grua në Mitrovicë të veriut

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 08:58
Policia e Kosovës

Një tentim vrasje është raportuar dje në Policinë e Mitrovicës së Veriut.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur para 3 ditësh, por që organet e rendit janë lajmëruar tek dje.

Sipas raportit të Policisë është raportuar se në spitalin e Mitrovicës Veri një femër është e plagosur.

Njësitë relevante policore kanë shkuar në spital, kanë kontaktuar me viktimën femër kosovare e cila ka treguar se me datën 15.02.2023 rreth orës 23:30 përderisa ka qenë duke lëvizur me veturë, nga person-a të panjohur është qëlluar me armë zjarri në këmbë.

Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat