Pesë raste të rrahjes për 24 orë në Prizren

Kronikë e zezë

Pesë raste të rrahjes për 24 orë në Prizren

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 09:33
Ilustrim

Dita e 15-vjetorit të Pavarësisë kaloi me incidente në Prizren.

Veç brenda 24 orësh, atje u raportuan pesë raste të rrahjes, një prej të cilave përfundoi me lëndime të rënda trupore.

Rastet e rrahjeve që u raportuan dje në Prizren:

Pompa e Derivateve ,,Shell’’ Prizren 17.02.2023-15:17. Pas një mosmarrëveshje verbale, i dyshuari mashkull  kosovar – i mitur e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është intervistuar në prezencën e prindit dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

 Sheshi Shatërvan, Prizren 17.02.2023-17:00.  Është raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, i dyshuari mashkull kosovar- i mitur e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar –i mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Rr. Ekrem Rexha, Prizren 17.02.2023.  Është raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, i dyshuari mashkull kosovar- i mitur e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar–i mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Rr. Adnan Krasniqi 17.02.2023-16:40. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, i dyshuari mashkull kosovar- i mitur e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar –i mitur. Viktima pas tretmanit  mjekësor është liruar në shptëpi. Është njoftuar prokurori , rasti vazhdon të hetohet.

Fsh. Medvec, Prizren 17.02.2023-18:15. Viktima mashkull  kosovar ka pranuar tretman mjekësor  në Spitalin Rajonal Prizren, pasi që i njëjti dyshohet se është sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur. Rasti në procedurë hetimore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat