Nuk kishte dalë dy ditë nga shtëpia, fqinjët gjejnë pa shenja jete një grua 61 vjeçe në Prizren

Kronikë e zezë

Nuk kishte dalë dy ditë nga shtëpia, fqinjët gjejnë pa shenja jete një grua 61 vjeçe në Prizren

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 22:09
Foto ilustrim

Një grua është gjetur pa shenja jete sonte në fshatin Reçan të Prizrenit.

Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren.

Bytyqi tregoi se sipas fqinjëve viktima 61 vjeçe, nuk ka dalur nga shtëpia dy ditë, dhe masi që e kanë hapur deren e kanë gjetur fqinjën e tyre pa shenja jete.

Njoftimi i plotë:

“Sot rreth orës 19:10 ne polici është raportuar për nje rast vdekje e dyshimtë, konkretisht fqinjet e kane verejtur se viktima femer, 61 vjeçe, qe dy ditë nuk ka dal nga shtepia, pasi që jenë shqetësuar për të ata e kanë hap derën dhe e kanë gjet fqinjën e tyre pa shenja jete. Policia ka dal në vendngjarje dhe po merret me rastin”, thuhet në përgjigjjen e Bytyqit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat