Një përleshje e madhe ka ndodhur sonte në Halabak të Podujevës, ku janë përfshirë disa persona.
Policia ka konfirmuar rastin e rrahjes ku thuhet se janë shoqëruar në stacion, disa dëshmitarë të rastit dhe viktima, ndërsa ende janë në kërkim të personave të tjerë të dyshuar.
"Rreth orës 19:00 jemi informuar se ka ndodhur një përleshje fizike në fshatin Halabak të Podujevës, njësitë e nevojshme policore kanë dalë në vendngjarje ku per intervistim kanë shoqeruar ne stacion disa persona ( viktimën dhe disa dëshmitarë), ndërkohë që policia është në kërkim të personave të dyshuar të cilët tashmë janë identifikuar. Rasti është duke u trajtuar në koordinim me prokurorin e shtetit", thuhet në përgjigjen e zëdhënëses së Policisë për Rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
Sipas burimeve, e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të pakënaqësisë me ndërrimin e imamit të xhamisë së fshatit.
Po ashtu, mediumi raporton se personi i rrahur ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Podujevë, ndërsa shtatë persona, përfshirë edhe imamin e xhamisë, janë shoqëruar në stacionin policor.