E dhimbshme: Kjo është 61-vjeçarja që u gjet pa shenja jete në Prizren

Kronikë e zezë

E dhimbshme: Kjo është 61-vjeçarja që u gjet pa shenja jete në Prizren

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 06:54
Foto ilustrim

Media mbrëmë raportoi për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në fshatin Reçan të komunës së Prizrenit, ku një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. E ndjera u gjet nga fqinjët, të cilët ishin shqetësuar pasi s’kishin dëgjuar ditët e fundit asgjë prej viktimës.

Mësohet se e ndjera është Zekirija Sagdati, 61-vjeçare.

Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku që doli në vendin e ngjarjes bashkë me ekipin mjekësor të Emergjencës.

Po ashtu edhe Policia është njoftuar lidhur me rastin, të cilët kanë marrë deklaratat e fqinjëve, ku sipas tyre viktimën nuk e kishin parë ditët e fundit dhe pasi kanë hapur derën e shtëpisë e kanë gjetur tashmë të ndjerën pa shenja jete.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat