Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Sllatinë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Sllatinë

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Sllatinë.

Lidhur me rastin, është arrestuar personi, i cili e ka goditur këmbësorin.

“Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin kanë qenë të përfshirë një veturë me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar, e cila ka goditur një këmbësor, mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar viktima i cili më pas ka ndërruar jetë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.”, ka informuar Policia.

Me vendim të prokurorit, i arrestuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat