Dy të arrestuar në Gjakovë, e kërcënuan me armë një person në komunikacion dhe ia dëmtuan pasqyrën e veturës
Dy persona janë arrestuar dje në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, që dyshohet se pas një mosmarrëveshje në komunikacion, e kanë kërcënuar një person dhe ia kanë dëmtuar pasqyrën e veturës.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje në komunikacion kanë kanosur me armë viktimën mashkull kosovar dhe i kanë dëmtuar një pasqyrë të veturës. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.