Detyroi vajzën e mitur që të martohet: Policia arreston të dyshuarin dhe i konfiskon një armë e fishekë

Kronikë e zezë

Detyroi vajzën e mitur që të martohet: Policia arreston të dyshuarin dhe i konfiskon një armë e fishekë

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar një person, i cili ka tentuar që ta martojë viktimën femër kosovare, me shtetësi të huaj.

Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një revole me tre fishekë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

‘‘TRAFIKIM ME NJERËZ – Gjilan 20.02.2023-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka tentuar që pa dëshirën e saj ta marton viktimën femër kosovare me shtetësi të huaj. Viktima është dërguar në strehimore. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me tre fishekë të kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit  dërgohet në mbajtje’’, është njoftuar nga PK’ja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat