Vushtrriasi zhduket: E njofton familjen se ka shkuar në Beograd, ua lë një mesazh

Kronikë e zezë

Vushtrriasi zhduket: E njofton familjen se ka shkuar në Beograd, ua lë një mesazh

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Në fshatin Begaj të Vushtrrisë, një familje nuk kishte asnjë informacion për djalin e tyre 32-vjeçar, me nevoja të veçanta, i cili ishte larguar nga shtëpia mesditën e 20 shkurtit.

Vëllai i tij e kishte denoncuar të riun si të zhdukur gjatë ditës së djeshme, pas kërkimeve që kanë bërë si familje, por që rezultuan pa sukses.

Pasi nuk arritën të binin në gjurmët e tij, kjo i shtyri që të kërkojnë ndihmën e Policisë.

Si rezultat i raportimit të rastit, kanë nisur hetimet për gjetjen e 32-vjeçarit, teksa familja ka njoftuar sërish Policinë se ai është lajmëruar nga Beogradi, duke iu thënë se do të kthehet sërish në shtëpi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat