Tri raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Kronikë e zezë

Tri raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 10:33
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar tri raste të dhunës në familje.

Rastet kanë ndodhur në Lipjan, Graçanicë dhe Gjakovë.

Në Lipjan është arrestuar një burrë pasi dyshohet se i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj bashkëshortes së tij. Thuhet se viktima kishte pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Lipjan 23.02.2023 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Edhe në Graçanicë është arrestuar një burrë pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. E njëjta kishte pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është në mbajtje.

“Graçanicë 23.02.2023 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet ndër të tjera në raport.

Edhe në Gjakovë është arrestuar e më pas është liruar një burrë pasi dyshohet se i kishte shkaktuar dhunë psiqike një gruaje. Thuhet se viktima me dëshirën e saj kishte shkuar tek familja e saj.

“Gjakovë 23.02.2023 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që sipas ankueses femër kosovare i ka shkaktuar dhunë psiqike. Viktima me vetë dëshirë ka shkuar tek familja e saj ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thekson raporti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat