Një burrë në Istog ka njoftuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën.
Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, i njëjti kishte raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën në garazhën e tij.
Policia ka nisur hetimet.
“Istog 23.02.2023 – 09:45. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur nga garazhi i kanë vjedhur veturën e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe i njëjti udhëzon që rasti të vazhdon në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.