Skenderaj: Familjarët kapin hajnin në 03:00 të natës duke vjedhur në shtëpinë e tyre

Kronikë e zezë

Skenderaj: Familjarët kapin hajnin në 03:00 të natës duke vjedhur në shtëpinë e tyre

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 10:43
Ilustrim

Sot në orët e hershme të mëngjesit, konkretisht rreth orës 03:00, policia në Skënderaj është njoftuar për një rast të grabitjes në një fshat të Skenderajt.

Sipas informatës një person i maskuar dhe me armë kishte hyrë në shtëpinë e ankuesit ku kishte marrë një çantë në të cilën kishte pasur të holla dhe dokumente personale.

I dyshuari ishte vërejtur nga familjarët e shtëpisë të cilët ishin ballafaquar me të dyshuarin dhe kishin arritur ta ndalonin derisa kishin arritur njësitë policore.

I dyshuari N. B., 38 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës është arrestuar nga ana e policisë. Atij i është sekuestruar një armë tytëshkurtër e llojit pistoletë me municion, të cilat do të procedohen në cilësinë e provave materiale.

Është njoftuar prokurori kujdestar ku me urdhër të tij është iniciuar rasti ,,Grabitje” ndërsa hetimet do të vazhdojnë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat