Është arrestuar, e më pas liruar, një grua, pasi dyshohet se I ka sulmuar zyrtarët policorë në Bërnjak.
“Stacioni Policor Bërnjak 25.02.2023-19:40.
Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka shkuar në stacionin policor për të pyetur për një rast dhe duke mos respektuar urdhëratë e zyrtarëve policor në hyrje i ka sulmuar fizikisht.
E njëjta pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt".