Policia e Kosovës ka njoftuar për një tentim vrasje në rrugën “Hilmi Rakovica” në Prishtinë.
Viktima mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar, deri më tani i panjohur, ka shtënë 3 (tre) herë me armë zjarri në drejtim të viktimës por i njëjti nuk ka pësuar lëndime.
Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar 3 (tre) gëzhoja.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.