Një qytetar nga Prishtina ka raportuar në Polici se është sulmuar tri herë me armë zjarri nga një person i panjohura, raporton teve1.info
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, menjëherë pas pranimit të informatës, policia ka dalë ne vendin e ngjarjes dhe ka sekuestruar tri gëzhoja.
Rasti po hetohet.
“Rr. Hilmi Rakovica, Prishtinë, 24.02.2023 – 22:50. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar, deri më tani i panjohur, ka shtënë 3 (tre) herë me armë zjarri në drejtim të viktimës por i njëjti nuk ka pësuar lëndime. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar 3 (tre) gëzhoja. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.