Policia ka ndaluar një rast të kontrabandës me migrantë në rrugën Leposaviq-Jarinje.
Sipas raportit 24 orësh, është arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti ka kryer kontrabandën, pasi që njësitet policore gjatë kontrollit në veturën e tij, kanë hasur 7 shtetas të huaj, të cilët ishin duke u transportuar kundërligjshëm.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërsa shtetasit e huaj janë trajtuar sipas procedurave nga njësia për migrim dhe të huaj.