Një burrë ka kanosur gruan e cila ka urdhër mbrojtës pas procedurës gjyqësore të shkurorëzimit.
I dyshuari pas arrestimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
MOSPËRFILLJE E GJYKATËS/Lipjan 28.02.2023-16:08. Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas procedurës gjyqësore të shkurorëzimit edhe pse ka urdhër mbrojtës, është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.