Një viktimë, mashkull kosovar, ka ndërruar dje jetë në Ranillukë të Gjilanit, pasi dyshohet të jetë rrëzuar aksidentalisht.
Sipas policisë, viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe ishte dërguar në shtëpinë e shëndetit.
Atje, mjeku kujdestar konstatoi se viktima nuk ka shenja jete.
“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion” thuhet në raportin policor.
Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshuar”.