Një person është rrëzuar aksidentalisht dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.
Në raportin e policisë, thuhet se menjëherë është dërguar në shtëpinë e shëndetit në Gjilan, por mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete,
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i policisë:
VDEKJE E DYSHUAR
Ranillukë 28.02.2023-10:30. Viktima mashkull kosovar dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në shtëpinë e shëndetit ku mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.