Një vajzë ka tentuar që të kryejë vetëvrasje në Prishtinë, për shkak të presionit psikik që i kishte bërë një person përmes telefonit dhe rrjeteve sociale, njofton policia.
Rasti ka ndodhur më 26 shkurt të këtij viti.
Për rastin është konsultuar prokurori i shtetit.
Rasti është iniciuar si “Nxitje në vetëvrasje” dhe është nën hetime.