Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një burrë në Podujevë, meqë i njëjti e ka kanosur me vrasje bashkëshorten e tij.
Sipas raportit 24 orësh, viktima ka thënë se i dyshuari ka probleme psikike.
I dyshuari është dërguar në repartin e psikiatrisë në QKUK.
“Podujevë 2.03.2023 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se e ka kanosur me vrasje bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Sipas viktimës i dyshuari ka probleme psikike. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i dyshuari është dërguar në repartin e psikiatrisë në QKUK. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.