Shtatë raste të dhunës në familje kanë ndodhur në 24-orët e fundit në vend, përcjell teve1.info
Në raportin 24-orësh të Policisë theksohet se në Podujevë, Prishtinë, Rahovec, Prizren e Malishevë janë arrestuar pesë të dyshuar për shkak të sulmit ndaj viktimave femra.
Tre prej tyre janë dërguar në mbajtje, një në repartin e Psikiatrisë në QKUK, teksa një tjetër është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa, në Gjakovë ankuesja ka raportuar se bashkëshorti i saj e ka sulmuar fizikisht, me ç’rast rasti vazhdon të jetë nën hetime.
E në rastin e dytë në Prizren, një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari e ka sulmuar. Pas intervistimit, palët janë liruar.