Policia ka bërë të ditur se është arrestuar një person në Ferizaj.
Dyshohet se i njëjti në gjendje të dehur kishte dëmtuar derën e hyrjes së një banese.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur kishte dëmtuar derën e hyrjes së një banese.
Me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.