Policia e Kosovës ka gjobitur një motoçiklitës në Gjakovë me 500 euro, si dhe ka ndaluar vozitjën për një vit.
Poashtu i janë shtuar pesë pikë negative, për shkak të tejkalimit të shpejtësisë së lejuar gjatë vozitjes.
Sipas policisë i dyshuari në segmentin e rrugës ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h, ka drejtuar motoçikletën me shpejtësi prej 111 km/h.
“Stacioni Policor në Gjakovë, ekipet patrulluese në kuadër të këtij stacioni, në vazhdën e realizimit të detyrave dhe përgjegjësive në interes të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike dhe në mënyrë që të krijojë siguri në rrugë, kanë ndërmarrë veprime ligjore në përputhje me ligjin për rregullat e trafikut rrugor, ndaj ngasësit të motoçikletës i cili në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë, në segmentin e rrugës ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h, ka drejtuar motoçikletën me shpejtësi prej 111 km/h. Ndaj drejtuesit është shqiptuar gjoba prej 500 euro. Përveç gjobës, atij ju është shqiptuar masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej së paku një (1) viti, si dhe pesë (5) pikë negative.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.