Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, sot rreth orës 08:30 në rrugën ‘’Driton Islami’’ në Ferizaj ka ndaluar shoferin, i cili me veturën e tij shkaktoi kundërvajtje në komunikacion tejkalim i shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 106 km/h.
Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit me inicialet A.H (M/K) i moshës 25 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor 500 euro, 5 pikë negative dhe një (1) vit masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit. Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Feriza apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.