Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë nga Gjakova është raportuar i zhdukur. Sipas Policisë, për vendndodhjen e tij nuk dihet që nga data 3 mars e këtij viti.
Ai është larguar nga shtëpia dhe deri më tani nuk është lajmëruar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe deri më 07.03.2023 nuk është lajmëruar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Rasti është nën hetime.