Kapet në flagrancë me një qese me drogë i riu në Prishtinë

Kronikë e zezë

Kapet në flagrancë me një qese me drogë i riu në Prishtinë

Më: 12 mars 2023 Në ora: 07:41
Foto ilustrim

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë e Kosovës. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues të substancave narkotike.

Një rast i tillë është zbuluar edhe të shtunën, te rruga C në Prishtinë, ku Policia ka ndaluar një veturë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Gjatë kontrollimit të veturës dhe të të dyshuarit 21-vjeçar K.P., zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar nga i riu qese me substancë narkotike, të llojit marihuanë.

Për shkak të posedimit të drogës, ai është arrestuar në flagrancë dhe është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit policorë për veprën për të cilën ngarkohet.

Burimet kanë bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat