Zveçan: Dyshohet se përmes dritares hyri në firmë dhe vodhi pajisje të punës

Kronikë e zezë

Zveçan: Dyshohet se përmes dritares hyri në firmë dhe vodhi pajisje të punës

Më: 12 mars 2023 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Një person në Zveçan ka raportuar se disa persona të panjohur kanë hapur me forcë dritaren e firmës së tij.

Ai thotë se ata kanë hyrë në firmën e tij dhe kanë vjedhur pajisje pune.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar  të panjohur, duke hapur me forcë një dritare kanë depërtuar në zyrat e firmës së tij dhe nga aty kanë vjedhur disa pajisje pune.

Rasti është nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat