Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen tre persona

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen tre persona

Më: 12 mars 2023 Në ora: 21:00
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Si shkak i këtij aksidenti janë lënduar tre persona.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur saktësisht në Slivovë.

Rreth orës 19:00  kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”ka thënë ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat