Një aksident trafiku ka ndodhur në hyrjen jugore të Prizrenit, ku kanë mbetur të lënduar katër persona.
Bëhet e ditur se njëra veturë ishte me targa të Shqipërisë, e tjetra me targa vendore, përcjell Klankosova.tv.
“Ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave njëra me targa të Shqipërisë me ngasës të dyshuarin mashkull shtetas i Shqipërisë dhe tjetra me targa vendore me ngasës viktimën mashkull kosovar.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona dy shtetas të Shqipërisë dhe dy të Kosovës të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari ka rezultuar me alkool në gjak 1.12 promilë dhe i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.