Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Vushtrri, pasi gjatë një kontrolli iu gjetën 12 qese substancë narkotike që dyshohej të jetë e llojit marihuanë.
Personi i dyshuar L.A., 26 vjeçar, është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Vushtrri.
“Në orët e mbrëmjes të dates 17.03.2023, derisa një njësi policore kishte qenë në patrollim në qytetin e Vushtrrisë, kishte vërejtur një person me sjellje të dyshuara.
Njësia policore ka filluar ta përcjellë të dyshuarin i cili kishte tentuar që të ikte mirëpo shumë shpejtë njësia policore ka arritur ta arrestoj personin në rrugën ,,Shemë Nallbani” në Vushtrri”, thuhet në njoftim.