Dy persona janë arrestuar në Gjilan të premten rreth orës 18:00, pasi dyshohet se e kanë rrahur të ëmën.
Ata e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë shkaktuar shqetësime psikologjike.
Të dyshuarit, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si dhunë në familje.
“Gjilan 17.03.2023-18:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se dy djemtë e saj të dyshuarit meshkuj kosovarë, e kanë sulmuar fizikisht dhe shkaktuar shqetësime psikologjike. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.