Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i dhunimit ka ndodhur në Fushë Kosovë me 22 gusht të 2022’ës.
Por, dje viktima femër ka raportuar rastin në polici. Sipas viktimës atë e kishte dhunuar kolegu i saj.
“Gjatë gjithë kohës sipas viktimës i dyshuari kishte pirë duhan duke i hedhur tymin në fytyre saj, ku viktima dyshon se kishte qenë narkotikë dhe nuk kishte më në dijeni se çfarë kishte ndodhur”.
Tutje, viktima ka thënë se ka qenë e kërcënuar nga i dyshuari dhe nuk kishte guxuar ta raportojë rastin.
“Andaj viktima dyshon se ishte dhunuar pasi që pastaj gjatë gjithë kohës i dyshuari e kishte kanosur dhe për këtë arsye nuk e kishte raportuar rastin. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.