Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arritë që të identifikoj personin e dyshuar lidhur me rastin vrasje e rëndë në tentativë që ka ndodhë me datën 10.03.2023 në fshatin Baincë të Drenasit.
Kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e tij nga ana e policisë dhe ftesat për paraqitje, kanë bërë që personi i dyshuar L.Z, mashkull 19 vjeç, mbrëmë të paraqitet në polici, njofton policia.
Njoftimi:
Dërgohet në mbajtje i dyshuari i dytë për vrasje të rëndë në tentativë
Pas një pune të intenzive hetimore, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arritë që të identifikoj personin e dyshuar lidhur me rastin vrasje e rëndë në tentativë që ka ndodhë me datën 10.03.2023 në fshatin Baincë të Drenasit.
Kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e tij nga ana e policisë dhe ftesat për paraqitje, kanë bërë që personi i dyshuar L.Z, mashkull 19 vjeç, mbrëmë të paraqitet në polici.
Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.
__________________________
Me datën 10.03.2023, rreth orës 15:30, policia ka marrë informacionin se në fshatin Baincë të Drenasit, një person është plagosur me armë zjarri.
Personi i lënduar M.H. mashkull, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të Drenasit të mbeështetur nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arritë të identifikojnë dy persona të dyshuar.
Njëri nga personat e dyshuar :
- Q. B,mashkull, 22 vjeç, ësjtë arrestuar sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, ndërkohë që i dyshuari tjetër i identifikuar, ndodhet në arrati.
Pas intervistimit personi i arrestuar, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndaj tij është iniciuar rasti vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.