Policia e Kosovës njofton se është therur me thikë një person në Ferizaj.
Në raportin e policisë thuhet se viktima ka qenë mashkull, dhe kjo therje ka ndodhur si shkak i një mosmarrëveshje mes dy personave.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë thikë nga i dyshuari mashkull kosovar.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime” - thuhet në raport.