Një burrë ka sulmuar një zyrtar policor në Jarinje në pikën kufitare.
Kështu thuhet në raportin e policisë, ku theksohet se zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor.
Thuhet se i dyshuari ishte ndaluar nga policia për procedura policore, ndërkohë që më pas i njëjti ka sulmuar fizikisht njërin nga ta.
“PKK. Jarinjë 21.03.2023-17:50. I dyshuari mashkull kosovar është ndaluar nga Policia për procedura policore, dhe i njejti duke sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor është larguar në drejtim të panjohur të kufirit. Rasti është duke u hetuar, përderisa zyrtari ka pranuar tretman mjekësor”, shkruan në raport.