Policia e Kosovës njofton se një i mitur ka pranuar trajtim mjekësor dje, pasi është goditur me thikë gjatë një përleshjeje që ka ndodhur ndërmjet disa personave.
Sipas policisë lidhur me rastin është arrestuar një i mitur, dhe rasti ka ndodhur në Shkollën e Mesme “Adem Gllavica” në Lipjan.
“Një mashkull kosovar (i mitur) ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur me thikë gjatë një përleshje që ka ndodhur midis disa personave. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
Lidhur me rastin janë intervistuar disa persona. Në konsultim me prokurorin një i dyshuar kosovar (i mitur) është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.