11 raste të dhunës në familje dhe një sulm janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, shumica e rasteve kanë të bëjnë kur burrat kanë ushtruar dhunë ndaj grave të tyre.
Rastet kanë ndodhur në disa qytete.
Aty përfshihen Prishtina, Gjakova, Prizreni, Ferizaj, Fushë Kosova, Suhareka, Graçanica e Shtërpca.