Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në Veternik.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka informuar se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 14:00, në Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.”, ka bërë të ditur Ahmeti.
Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të vetaksidentit.