Një burrë është arrestuar në Vushtrri pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është cilësuar si “lëndim i lehtë trupor”.
Raporti i plotë:
Vushtrri, 27.03.2023 - 20:09. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka sulmuar fizikisht nënën e tij, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.