Një rrahje ka ndodhur mbrëmë në piken e derivateve ‘Shell’ në fshatin Pavlan të Pejës në mes një klienti dhe një punëtori të kësaj pompe.
Dy të dyshuarit sipas Sinjalit, janë Altin Nikqi (20), punëtori i Shellit dhe Agron Qaki (30), klienti i dyshuar.
Siç raportohet ngjarja ka ndodhur si pasojë e pakënaqësisë së klientit ndaj shërbimeve të punëtorit të ‘Shell-it’, duke agravuar situata në ofendime ndaj 20-vjeçarit.
Ndërsa, punëtori si kundërpërgjigje ka shpërthyer në sulm fizik ndaj klientit, duke e goditur me grushte dhe duke i shkaktuar atij lëndime trupore. Mirëpo me sulm fizik iu kundërpërgjigj edhe klienti, i cili po ashtu i shkaktoi lëndime me anë të goditjeve punëtorit.
Lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarit dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që i klienti i dyshuar të dërgohet në mbajtje, ndërsa punëtori i pompës do të hetohet në liri.