Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.
Një aksident shumë i rëndë ka ndodhur dje në Rajonin e Malishevës, ku vetura është shkatërruar plotësisht.
E shoferi i saj që shpëtoi mrekullisht pas një lëndim, ka dhënë një porosi për qytetarët, duke u bërë apel që të kenë kujdes në shpejtësi dhe përdorimin e telefonit gjatë vozitjes.

“Kujdes me përshtatjen e shpejtësisë dhe përdorimin e telefonit. Sot aksident i rëndë, fal Zotit të madh kam shpëtu pa asnjë lëndim”, shkroi shoferi.