Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Gjilan, familjarë mes vete, pasi të njëjtit janë përleshur mes vete për një kontest pronësor.
“DHUNË NË FAMILJE-Gjilan 31.03.2023-18:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, familjar në mes veti, pasi të njëjtit si pasojë e një kontesti pronësorë janë përleshur fizikisht në mes veti.
Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.