Një grua bëhet për spital nga burri në Vushtrri

Kronikë e zezë

Një grua bëhet për spital nga burri në Vushtrri

Më: 2 prill 2023 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Një grua ka pranuar tretman mjekësor dje në Vushtrri, pasi është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Sipas Policisë, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, bashkëshorti i saj.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.”, ka bërë të ditur Policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat