Arrestohet një burrë pasi dyshohet se dhunoi një vajzë në një shtëpi të pabanuar në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Arrestohet një burrë pasi dyshohet se dhunoi një vajzë në një shtëpi të pabanuar në Fushë Kosovë

Më: 3 prill 2023 Në ora: 12:25
Ilustrim

Policia e Kosovës raporton se një viktimë femër Kosovare, ka raportuar se është dhunuar në një shtëpi të pabanuar në Fushë Kosovë nga një i dyshuar mashkull, me të cilin ishte njohur disa muaj më parë.

Viktima thotë se i dyshuari e kishte kanosë dhe shantazhuar në forma të ndryshme, dhe e njejta ishte detyruar që t’i japë para disa herë në shuma të ndryshme.

Personi i dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

DHUNIM

Fushë Kosovë 02.04.2023 – Viktima femër kosovare ka raportuar se në një shtëpi të pa banuar ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ishte njohur disa muaj më parë. Sipas viktimës i dyshuari e kishte kanosë dhe shantazhuar në forma të ndryshme, e njëjta po ashtu ishte detyruar ti japë para disa herë në shuma të ndryshme. Pas punës intensive operative dhe hetimore personi i dyshuar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat