“Rruga e harruar”, një tjetër aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan

Kronikë e zezë

“Rruga e harruar”, një tjetër aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan

Më: 3 prill 2023 Në ora: 20:33
Pamje nga aksidenti

Një aksident tejet i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Ende nuk është raportuar për të lënduar, por dëmet e shkaktuara janë tejet të mëdha.

Duhet përkujtuar që pikërisht në këtë rrugë brenda dy ditëve janë shkaktuar katër aksidente mjaft të rënda trafiku.

Rruga Prishtinë-Gjilan ndër të tjerash është shndërruar në një rrugë vështirë të kalueshme dhe gjendja e saj është thënë qartë e mjerueshme.

Pavarësisht ankesave të vazhdueshme, nga Ministria e Infrastrukturës nuk janë “lodhur” fare të merren me të.

Kësisoj kjo rrugë shpesh herë po bëhet shkaktare e lëndimeve të shumta trupore tek njerëzit, dëmeve të mëdha në vetura e deri edhe tek fatalitetet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat