Arrestohet edhe serbi i tretë i dyshuar për përpunim e kultivim të lëndëve narkotike

Kronikë e zezë

Arrestohet edhe serbi i tretë i dyshuar për përpunim e kultivim të lëndëve narkotike

Më: 4 prill 2023 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njofton se me datë 12.02.2023 ishte zhvilluar një operacion policor në Mitrovicë të Veriut me qëllim të luftimit të kultivimit të lëndëve narkotike.

Ku pasi ishin zbuluar tre laboratorë me bimë narkotike, ishin arrestuar dy persona – meshkuj serbë.

Ndërkaq sot bëhet e ditur se në vazhdën e hetimit të rastit të lart-cekur, policia ka identifikuar dhe arrestuar edhe të dyshuarin e tretë, 55-vjeçarin serb R.K.

Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat